Me çmim deri në 1.5 milionë euro! Reperi Mozzik ndalohet nga policia për shkak të orëve luksoze

16 September 2025, 22:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me çmim deri në 1.5 milionë euro! Reperi Mozzik ndalohet nga
Me çmim deri në 1.5 milionë euro! Reperi Mozzik ndalohet nga policia për shkak të orëve luksoze

Reperi i njohur Mozzik është arrestuar sonte në Aeroportin e Prishtinës nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë. Burime nga IndeksOnline bëjnë të ditur se arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet për prejardhjen e dy orëve luksoze që kapin vlera shumë të larta.

Vetëm pak orë para arrestimit, artisti kishte ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një orë të markës prestigjioze Richard Mille, duke e quajtur dhuratë që ia bëri vetes përpara ditëlindjes.

Njëra nga orët që ai kishte ekspozuar karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant, me një çmim të raportuar prej rreth 1.5 milionë eurosh.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë,  Mozzik i ka borxh Administratës Tatimore të Kosovës mbi 500 mijë euro, ndërsa ka hyrë në Kosovë me një vlerë thuajse trefish më të madhe se sa borxhi që i ka shtetit ku jeton.


Video