Luizi dhe Kiara shkojnë me urgjencë në spital, ja si është gjendja shëndetësore e moderatores dhe foshnjës

30 April 2024, 11:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Luizi dhe Kiara shkojnë me urgjencë në spital, ja si

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mbrëmjen e djeshme kanë përfunduar në spital, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të moderatores.

Kiara e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë nuk është ndjerë mirë, dhe nga frika për foshnjën e tyre çifti kanë shkuar me urgjencë në spital.

Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një video në Instagram, ku ka treguar se Kiara dhe foshnja janë shumë mirë, dhe ishte vetëm një gjendje viroze.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

“Këmbë njeriu s’ka, jemi vetëm unë dhe Kiarita. Na bëri merak Kiarita por ishte vetëm një virozë” – tha këngëtari.

“Po jam mirë dhe bebushja nuk erdhi. Alarm i rremë”- u shpreh Kiara teksa ishe e shtrirë në shtrat duke marrë mjekim.

“Alarm i rremë për ty se unë u mbulova nga djersët”- tha Luizi duke treguar se u panikos jashtëmase nga gjendja e bashkëshortes së tij dhe foshnjës.



Video