Luana Vjollca akuzon Romeon dhe Donaldin: Kanë kopjuar edhe lojërat e emisionit tim (VIDEO)

6 June 2022, 18:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luana Vjollca akuzon Romeon dhe Donaldin: Kanë kopjuar edhe lojërat e
Romeo e Donald Veshaj dhe Luana Vjollca

Vëllezërit binjakë Romeo dhe Donald Veshaj janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pasi ditën e djeshme u zbulua se skeçet e emisionit të tyre "Më lër të flas" i kopjonin fjalë për fjalë dhe veprim për veprim nga grupi italian “The Jackal”, të cilët postojnë video në YouTube.

Mirëpo, menjëherë pas këtij lajmi edhe prezantuesja Luana Vjollca i akuzon dy vëllezërit për kopjim. Përmes portalit të saj “Afterparty”, Luana i akuzon Romeon dhe Donaldin se i kanë kopjuar lojërat e programit “Shiko kush luan”.

Për “provë” janë bashkëngjitur disa nga lojërat dhe janë postuar me video në faqen e “Afterparty” në Instagram. 

"Ne gjithashtu kemi vënë re se përveç emisionit italian vëllezrit binjakë janë inspiruar ose kanë “kopjuar” shumë nga lojërat e show-it ‘Shiko kush luan’ i Luana Vjollcës. Po ju si mendoni?" thuhet në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AfterParty.al (@afterparty.al)

Luana Vjollca akuzon Romeon dhe Donaldin: Kanë kopjuar edhe lojërat e


Video