Këngëtarja Semi Jaupaj përflitet në media se është në një lidhje romantike me këngëtarin nga Kosova, Ron Zaiti. Aludimet nisën pas bashkëpunimit të dy këngëtarëve me këngën “All your lovin”, ku dyshja u pa shumë e afërt me njëri-tjetrin.
Por duket se kjo lidhje tashmë s'ka më vend për dyshime pas videove të publikuara së fundmi. Ata kanë qenë së bashku në festivalin ‘UNUM’ në Shëngjin.
Në një video të publikuara nga mediat kosovare, ata shihen duke ecur së bashku teksa ja kanë vendosur duart në bel njëri-tjetrit. Ndërsa në një video tjetër ata shihen duke kërcyer së bashku. Nën tingujt e muzikës nuk mungojnë as përqafimet apo përkëdheljet mes tyre.
Gjithsesi, çifti ende nuk e ka konfirmuar publikisht këtë romancë.