VIDEO/ Romeo dhe Donaldin kapen "mat", kopjojnë fjalë për fjalë emisionin italian

5 June 2022, 18:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Romeo dhe Donaldin kapen "mat", kopjojnë fjalë
Romeo dhe Donald Veshaj

Romeo dhe Donald Veshaj zënë shpesh herë faqet kryesore të mediave rozë me historitë e tyre të dashurisë, por së fundmi kanë tërhequr vëmendje me një "vjedhje".

Nuk bëhet fjalë për grabitje sendesh apo parash, por ide për emisionin e tyre "Më lër të flas". Në rrjetet sociale po qarkullojnë video ku zbulohet se dy binjakët kanë kopjuar skenat e emisionit nga diku tjetër. 

Batutat ata i kanë kopjuar nga grupi italian “The Jackal”, të cilët postojnë video në YouTube. Siç shihet në videon e mëposhtme, emisionet janë identike, ndërsa Romeo dhe Donaldin i kanë kopjuar skenat fjalë për fjalë dhe veprim për veprim.

Shihet se edhe loja me karaoke është e kopjuar nga Jimmy Fallon, i cili e bën këtë lojë nga emisioni i tij “The tonight show”.

 


Video