Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjuhë degraduese dhe kërcënuese kanë vazhduar nga banorët e reality show-t, “It’s my home” në Kosovë.
Ina ka kërcënuar haptas Samedin lidhur me debatet që po i zhvillojnë brenda shtëpisë. Madje, ajo ka përmendur edhe familjarët e saj, konkretisht vëllezërit.
“Veç mendoje se çka fol brenda. Edhe unë dikan e kam jashtë, maje men kur t’dalsh jashtë. Edhe unë kam vëlla dhe jam motra e dikujt. E janë tut ni tu ofendu mu. Hajde ec me mu në dhomë të kuqe, hec, hec, hec… në dhomë të kuqe”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se këtij emisioni iu ndërpre transmetimi në TV së fundmi, dhe transmetohet vetëm në you tube pas shfaqjeve të dhunshme.