Klaudia Pepa zmadhon gjoksin me operacion? Olti Curri hedh dyshime: E ka blerë me gjithë xhaketë (FOTO)

20 September 2022, 15:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klaudia Pepa zmadhon gjoksin me operacion? Olti Curri hedh dyshime: E ka
Klaudia Pepa

Mbrëmjen e djeshme filloi sezoni i 7-të i "Dance With Me Albania", por më shumë se sa kërcimet e VIP-ave, ajo që tërhoqi më vëmendje ishte paraqitja e balerinës Klaudia Pepa, e cila përbën treshen e jurisë së bashku me Ilir Shaqirin dhe Ermal Mamaqin.

Klaudia kishte veshur një fustan të kuq me pjesën e sipërme në formë xhakete me dekoltenë e hapur, duke vënë në pah gjoksin e saj. Pikërisht, te kjo e fundit, në rrjet ka patur mjaft komente duke hedhur dyshime se balerina e ka zmadhuar gjoksin me operacion.

Një prej tyre është dhe blogeri i njohur Olti Curri. Teksa ka postuar një video të Klaudia Pepas në InstaStory, Olti Curri shkruan me ironi: "Kur gjoksi nuk lëviz fare dhe duket sikur e ke blerë me gjithë xhaketë", duke e shoqëruar me një fytyrë emoji dyshuese.

Në foto-galerinë e mëposhtme, mund të shihni pamjet e Klaudia Pepas dikur dhe mbrëmjen e djeshme, ku vërehet mjaft qartë ndryshimi tek gjoksi i saj.



Video