“Kemi qepur vagina nga seksi i dhunshëm, me kafshime”, mjeku tregon rastet ekstreme nga marrëdhëniet mes adoleshentëve

15 November 2022, 13:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kemi qepur vagina nga seksi i dhunshëm, me kafshime”, mjeku
Gjinekologu Shkëlqim Balili duke folur për mediat

Sipas psikologes Vitjona Nano Begeja, bazuar në një studim në shkollat 9-vjeçare të Tiranës, një pjesë e madhe e adoleshentëve kanë kryer marrëdhëniet e para seksuale që në moshën 13 vjeç.

Nisur nga kjo, gjinekologu Shkëlqim Balili shprehet për mediat se përveç problemeve psikologjike, marrëdhënie të tilla sjellin edhe jo pak ndërlikime fizike, sidomos në trupin e femrës.

Më herët u përmend se në një moshë më të vonë ka gjasa të larta të shfaqjes së kancerit vaginal, por veç kësaj sëmundjeje, gjinekologu shton edhe rastet e frikshme që ka hasur gjatë punës.

Shkëlqim Balili: Që të bësh një marrëdhënie seksuale, veç dëmtimeve psikologjike dhe veç dëmtimeve ku nuk ndien dashuri, nuk ndien ndjenjë, je i paformuar akoma, është rreziku i kontracepsionit sepse  shumica nuk përdorin kontracepsion. E dyta, kontracepsionet kurdoqoftë janë të zgjedhur për moshën e adoleshencës dhe ato  që janë të riprodhimit dhe janë mbi 80 fenomene anësore.

Unë kam raste në praktikën time të shtatzënisë adoleshente. Ne në maternitet kemi pritur keqformime, aborte të mëdha, lacaracione, kemi qepur vaginat vetëm nga dëmtimet dhe nga sekset e dhunës, bile me kafshime. E dyta, seksi dhe shtatzënia në adoleshencë, është me keqformime fetale, është e jashtëzakonshme. Ka mbi 100 ndërlikime, plus sjell hipotrofi, lindje të vështirë, sjell prematuritet, nuk shkon kurrë lindja sepse një 13 vjeç nuk ka aftësi biologjike, psikologjike e morale për ta çuar deri në fund.


Video