Një kangur ‘i arratisur’ mbylli përkohësisht një pjesë të një autostrade në Alabama gjatë ditës së martë teksa autoritetet dhe pronari i kafshës u përpoqën ta largonin.
Agjencia e Zbatimit të Ligjit në Alabama tha se një pjesë e korsive të Interstate 85 në Tuskegee, rreth 40 milje në lindje të Montgomery, u mbyllën pasi kanguri ndërpreu lëvizjen dhe shkaktoi përplasjen e dy automjeteve.
Kanguri nuk pësoi lëndime, ka njoftuar agjencia, por është e paqartë gjendja e drejtuesve të automjeteve. Autoritetet dhe pronari arritën ta kapnin kafshën dhe rruga u rihap.
Në një video të publikuar nga sherifi i kontesë Macon, Andre Brunson shihet kanguri që lëviz ngadalë në një kodër pranë autostradës pasi u qëllua me një qetësues. Më pas, pronari e merr dhe e vendos në makinë.
Kanguri quhet Sheila, ndërsa pronari Patrick Starr ka një parcelë me kunguj dhe një kopsht zoologjik, por kanguri është thjesht kafsha e tij shtëpiake.
“Ajo është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë. Është zgjuar. Nuk është më nën efektin e qetësuesve. Po ha. Po pi. Nuk është e lënduar”, tha ai për Associated Press.