Juli theu rregullat e “Big Brother Vip” ditën e djeshme, pasi hapi një zarf pa leje në dhomën e rrëfimit.
Nga kjo ai prishi dhe lojën e buxhetit, duke i lënë banorët me vetëm 10% të buxhetit.
Kjo situatë është komentuar dhe në ‘Prime-n’ e sotëm, ku Jetmiri ka ngritur gjithashtu akuza ndaj Julit dhe Romeos.
Jetmiri: Unë erdha dhe bëra një sondazh. Mu duk sikur të gjithë kishin të njëjtin mendim, që Juli dhe Romeo bashkëpunojnë në lojë. Juli krijon, Romeo rrëzon, e pranoi vetë e tha me gojën e tij. Tani kjo këtu është një provë. Një njeri në moshën e Julit thotë u nxitova, gabova pa dashje kur u cënua buka e gojës.
Nuk është çështja pranimi i gabimit. Doja të kuptoja arsyen që e shtynë Julin drejt këtij veprimi. Nëse Juli na jep një argument të besueshëm pse e ka bërë këtë veprim nuk e besoj dot se logjika e një lojtari të tillë, të zgjedhur lider të bëjë një veprim të tillë. Ose është delirant, ose kokëbosh.
Juli: Nuk jam lider, por Jetmiri ngatërron termat. Unë e kam dhënë arsyen time por Jetmiri zgjodhi të mos e dëgjonte. Zura dhe be po kjo s’ka rëndësi për Jetmirin. Jam krejt i zhgënjyer prej një njeriu që ka qenë njëherë fitues i kësaj loje. Ky njeriu ose është injorant, delirant ose është atakues i dobët i kësaj loje.
Romeo: Kemi Jetmirin përballë që shkon dhe vjell tek dhoma e rrëfimit.
Juli: Dua të falenderoj që ke ardhur nga jashtë dhe ke ardhur tek dy më të mirët!
Romeo: Është dita e 52 kjo do nerva o zemra ime e vogël.