Jozi reagon për tragjedinë e familjes Kelmendi: Lajm i trishtë që na i preku zemrat të gjithëve

26 September 2025, 20:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jozi reagon për tragjedinë e familjes Kelmendi: Lajm i trishtë
Jozi / Gjesti

Tragjedia që goditi familjen Kelmendi ka prekur të gjithë opinionin publik. Mes personazheve publikë që kanë shprehur ngushëllimet e tyre është edhe Joz Marku, i cili ka pasur një raport jo të mirë me Gjestin.

“Lajmi i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i prek zemrat të gjithëve. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe uroj që Zoti t’ju jap forcë për ta përballu dhimbjen. Qoftë lule e Xhennetit!”, shkruan ai në Instastory.

Ky reagim vjen pas dhjetëra mesazheve prekëse nga artistë e miq të afërt të Gjestit, fituesit të Big Brother Vip Albania 4, i cili humbi të vëllanë në një aksident tragjik.

Jozi reagon për tragjedinë e familjes Kelmendi: Lajm i trishtë


Video