“Jemi aktorë”, video e dhunës ndaj Edi Kuçit, Jozefin Marku tregon çfarë ndodhi në të vërtetë

4 September 2026, 19:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jemi aktorë”, video e dhunës ndaj Edi Kuçit,
Jozefin Marku duke dhunuar Edi Kucin

Jozefin Marku ka reaguar për Top Channel pas qarkullimit të videos ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar ish-konkurrentin e Përputhen, Edi Kuçi.

Marku thotë se kjo ngjarje, e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, është një “skenë aktrimi”, dhe se asgjë nuk ka ndodhur në realitet.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, u shpreh ai në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel.

I pyetur në lidhje me lëshimin e urdhër-arrestit nga Prokuroria e Pejës, ai e cilëson si ‘fake’ dhe të pavërtetë.

“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, pretendon Marku./TCH

 

 

 


Video