Humbi para kohe nënën, Anna Lika prek me fjalët e saj: Më këpute shpirtin mami

25 December 2023, 20:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humbi para kohe nënën, Anna Lika prek me fjalët e saj: Më
Anna Lika me nënën e saj të ndjerë, motrën dhe vëllain

Sot ndërroi jetë Ilda Gjoni, motra e Inis dhe Ingrid Gjonit dhe nëna e aktores së njohur Anna Lika.

Anna ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku rrëfen dhimbjen e madhe për humbjen parakohe të nënës së saj.

 “Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjelli jon. Ne përgjithmonë”, kanë qenë këto fjalët e Anna Likës.

Ilda ishte nënë e 3 fëmijëve, Anës, një vajze dhe një djali tjetër. Anna ka treguar në intervista të ndryshme se ka qenë vetëm 9 vjeçe kur nëna dhe babai i saj ishin ndarë.

Ajo u nda nga jeta pas një beteje me sëmundjen e rëndë të kancerit.

 

Humbi para kohe nënën, Anna Lika prek me fjalët e saj: Më
Postimi i aktores Anna Lika

Video