Moderatorja Kiara Tito, ka rrëfyer mes lotësh dhe emocionesh pritjen e saj të ëmbël, si dhe momentet e para kur mori vesh që ishte shtatzënë.
Kiara ka treguar se vajza e saj dhe këngëtarit Luiz Ejlli, u ngjiz në Turqi, aty ku qëndruan për një periudhë qetësie pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Moderatorja rrëfeu se në fillim kur i ka treguar Luizit që ishte shtatzënë ai nuk e kishte besuar, madje kishte menduar se testi i shtatzënisë ishte test për “COVID”.
“Ai tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin. I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj. Në ato momente nuk mendon të bësh surpriza. Në ato momente bëra një kuti të vogël, ia tregova kur erdhi në shtëpi. Nuk e besonte fare, bënte shaka, më tha je me Covid? Doja të bëja disa teste, nuk e besoja, thosha si ka mundësi që të vijë një bekim kaq i madh. Ishte një gjë që kisha kohë që e doja, ishte ajo ora biologjike kur dëshiron të bëhesh nënë”, tha ajo gjatë një interviste në ‘Ftesë në 5’.
Ndër të tjera, moderatorja ka treguar se pas shtatzënisë, ka filluar të ketë neps për ëmbëlsira, që më parë nuk i konsumonte.
“Janë ëmbëlsirat ato për të cilat kam neps, që para se të mbetesha shtatzënë nuk i shihja dot me sy, tani nuk i them dot jo. I them të gjithëve mos më merrni bakllava. Nuk e zgjoj Luizin në mes të natës, për ndonjë gjë. Çohem i bëj vetë gjërat, nuk jam me fiksime. E kam marrë me qetësi. Nuk përkëdhelem dot çfarë të bëj”, është shprehur ajo.