
Avioni me të cilin po udhëtonte këngëtarja Greta Koçi ka pësuar difekt. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në Insta Story.
Greta ka treguar se aeroplani është endur në qiell për 15 minuta, ndërsa më pas është kthyer sërish në Itali.
“S’më kishte ndodhur kurrë. Avioni ka një problem dhe u rikthye në Itali pasi bëri 15 minuta rrugë”, ka shkruar këngëtarja në rrjete sociale.
Kujtojmë se pak kohë më parë, këngëtarja konfirmoi se është martuar me partnerin e saj dhe jetojnë së bashku në Vjenë. Greta zbuloi detaje nga partneri i saj, duke thënë se është me origjinë shqiptare, por nuk ka ndërmend të zbulojë identitetin e tij pasi nuk është person publik dhe nuk dëshiron të “ngatërrojë” jetën personale me profesionale.
