FOTO/ Çfarë e frymëzoi Ronela Hajatin për veshjen e saj

9 May 2022, 16:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO/ Çfarë e frymëzoi Ronela Hajatin për veshjen e saj

Këngëtarja Ronela Hajati të dielën ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Eurovision 2022, ku së bashku me delegacionin shqiptar kaluan në tapetin Moroccanoil Turqouise.

Ajo çfarë ra në sy të mediave ndërkombëtare ishte veshja e e saj, e cila është shfaqur sërish e mbuluar. Me një mantel të gjatë shumëngjyrësh dhe me një kapele të madhe, këngëtarja shqiptare ka ditur përsëri të shkaktojë zhurmë.

Por duket se për veshjen e saj, Ronela, ose më sakt stilisiti i saj Niko Komani, është frymëzuar nga pija e fashme "Disaronno". Nëse e krahasojmë foton e këngëtares me një shishe "Disaronno" duket se ngjashmëritë janë të mëdha.

FOTO/ Çfarë e frymëzoi Ronela Hajatin për veshjen e saj

Ronela do të ngjitet e para në skenën e madhe të Eurovision 2022 në mbrëmjen e parë gjysmëfinale të 10 majit, ku do të performojë live me këngën e saj “Sekret”.


Video