"Ka probleme me drogën e bixhozin", Endri Prifti: Nuk i prisja akuzat e ish-bashkëshortes, është nëna e djalit tim

9 May 2022, 15:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ka probleme me drogën e bixhozin", Endri Prifti: Nuk i prisja
Në foto: Këngëtari Endri Prifti dhe Ish-bashkëshortja e këngëtarit, Anjeza Kolevica

Këngëtari Endri Prifti bëri pak javë më parë një denoncim në emisionin investigativ “Stop” për "grabitjen" e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica, me ndihmën e Kadastrës së Korçës. Ky denoncim nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të ashpër dhe me akuza të rënda ndaj Endri Priftit.

Gjatë programit “Dola te Ola” mbrëmjen e të dielës, Endri Prifti teksa u pyet në lidhje me akuzat e bëra nga ish-bashkëshortja e tij, zgjodhi që me qytetari t’i qëndrojë denoncimit që ai ka bërë duke ia lënë në dorë institucioneve dhe duke mos bërë asgjë koment më shumë për sa i përket ish-bashkëshortes.

“Unë nuk dua të them asnjë koment, unë i prisja. Unë kam një djalë me të që e kam si jetën time dhe nuk dua të them asgjë sikur një mijë të zeza të ketë ajo mbi kurriz. Nuk dua të them asgjë sepse është nëna e djalit tim. Ua kam lënë institucioneve në dorë”, u shpreh Endri.

 


Video