Gazeta turke “Hurryiet”: Vjosa Osmani u operua në Antalia për të hequr kilogramët e tepërt

8 May 2022, 09:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazeta turke “Hurryiet”: Vjosa Osmani u operua në Antalia
Vjosa Osmani

Gazeta turke “Hurryiet”, ka shkruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në një spital në Antalia të Turqisë për heqjen e kilogramëve të tepërt.

Sipas “Hurryiet” Osmani ka qëndruar për një farë kohe në një hotel me 5 yje në Antalia dhe pas operacionit është kthyer në Kosovë.

Në artikullin e kësaj gazete thuhet se operacioni u krye nga anëtari i Universitetit ‘Akdeniz’, Dr. Ajhan Mesci.

Siç thuhet më tej në shkrimin e gazetës turke, operacioni, të cilit iu nënshtrua Osmani, ndihmon përafërsisht 80 për qind në heqjen e kilogramëve. Kështu sasia e ushqimit të konsumuar kufizohet natyrshëm dhe arrihet humbja e shpejtë e peshës. 

Gazeta turke “Hurryiet”: Vjosa Osmani u operua në Antalia


Video