Futbollisti Granit Xhaka zbulon emrin e vajzës së porsalindur!

23 March 2025, 08:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Futbollisti Granit Xhaka zbulon emrin e vajzës së porsalindur!
Granit Xhaka

Mesfushori i njohur kosovar, Granit Xhaka, ka njoftuar me gëzim ardhjen në jetë të vajzës së tij të tretë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Xhaka, i cili zbuloi se emri i vogëlushes do të jetë Neyana.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Xhaka shkroi: “Neyana Xhaka. 17.03.2025. Zemrat tona janë më plotë se kurrë.”

Ky moment i lumtur për familjen Xhaka është shoqëruar me një emocion të thellë, pas një periudhe të bukur pritjeje.

Në një tjetër postim më herët, mesfushori 32-vjeçar kishte njoftuar se po priste të bëhej baba për herë të tretë, gjatë ndeshjes mes Leverkusen dhe Heidenheim më 23 nëntor.

Pas shënimit të një goli, Xhaka e zgjodhi atë moment për të njoftuar fansat dhe pasionantët e futbollit për këtë ngjarje të veçantë në jetën e tij, duke vendosur topin poshtë barkut dhe duke iu drejtuar kamerës me një festim simbolik.

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, tashmë janë prindër të tre fëmijëve, një tjetër gëzim që ka pasuruar familjen e tyre.

Çifti ka ndarë këtë moment të rëndësishëm me fansat dhe të dashuruarit e futbollit, duke shfaqur gëzimin e tyre për shtimin e një anëtari të ri në familjen e tyre.


Video