Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të djalit!

17 July 2025, 16:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë,
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj: atë të mëmësisë.

Sot, artistja solli në jetë djalin e saj të parë, të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, e kanë pagëzuar me emrin, Daskan Gjergji.

Lajmi është pritur me shumë gëzim nga fansat dhe ndjekësit e saj, të cilët e kanë përgëzuar për ardhjen në jetë të fëmijës.

Dafina, e cila për vite me radhë ka qenë një nga emrat më të spikatur në muzikën moderne shqiptare, tashmë përjeton një emocion tjetër, atë të të qenit nënë.

Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë,

Me lindjen e Daskanit, duket se një epokë e re po fillon për këngëtaren, një epokë ku përpos skenës, edhe përkëdheljet e vogëlushit do të jenë pjesë e përditshmërisë së saj.


Video