Ford Escort i Princesh Dianës shitet për 650 mijë paund

27 August 2022, 20:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ford Escort i Princesh Dianës shitet për 650 mijë paund
Ford Escort i përdorur nga Princesh Diana

Një makinë e përdorur nga Princesh Diana është shitur për 650,000 paund në ankand.

Princesha Diana, e cila vdiq gati 25 vjet më parë drejtonte Ford Escort RS Turbo të zezë për gati tre vjet nga gushti 1985.

Ajo u fotografua me makinën jashtë dyqaneve të butikut në Chelsea dhe në Kensington.

Makina, me regjistrimin C462FHK përfundoi në shtëpinë e ankandeve, që tha se ishte ‘makina e ditës’.

Drejtuesi i ankandit Jonathan Humbert tha se kishte pasur interes të madh për automjetin, i cili kishte marrë numrin më të madh të telefonata në 12 vitet e fundit.

Oferta filloi me 100,000 paund dhe shpejt u bë një garë midis klientëve në Dubai dhe një në Coventry. Ky i fundit dha ofertën më të lartë.

Makina e shitur të shtunën besohet të jetë unike si e para dhe e vetme e zezë RS Turbo Series 1.


Video