Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Në festën e organizuar mbrëmjen e sotme nga Loredana Brati për ditëlindjen e saj, vëmendje të madhe morën të ftuarit e shumtë nga “Big Brother VIP” dhe “Top Channel”.
Megjithatë, një nga mungesat që ra në sy ishte ajo e Joz Markut.
Dy ditë më parë, Jozi i bëri një urim publik Lorenadës për ditëlindje me anë të një postimi në InstaStory, mirëpo duket se kjo nuk ka mjaftuar për të rregulluar marrëdhënien mes tyre e mesa duket Jozi nuk e ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e ditëlindjes së saj.
Nga videot e shumta të postuara nga të pranishmit, Jozi nuk duket asgjëkundi, madje nëpër rrjetet sociale po qarkullon një video tek Valbona Mhilli dëgjohet ndërsa pyet Loredanën se ku është Jozi.