Çfarë po ndodh? Luizi sulmon Efin para të gjithëve, por kjo video zbulon lojën e tij

15 April 2023, 14:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë po ndodh? Luizi sulmon Efin para të gjithëve, por
Luizi dhe Kiara

Gjatë ditëve të fundit, Luizi ka sulmuar Efin, duke thënë se kjo e fundit kërkon që të bëjë famë në kurriz të lojës së tij.

Fillimisht Luizi foli gjatë me Kiarën duke thënë se do të hakmerrej ndaj Efit, me këtë të fundit që tentoi ta kundërshtonte duke thënë se sqarimi mes tyre do të duhej të bëhej jashtë shtëpisë së Big Brother.

Më tej këngëtari, tha se e donte Efin jashtë shtëpisë, dhe në sy të banorëve të tjerë, pa folur asnjë fjalë me banoren që konsiderohet edhe si mikesha e tij.

Veprimi i Luizit ka nxitur shumë reagime në rrjet dhe ka ndarë sërish në dysh fansat, një pjesë e të cilëve besojnë se ai e bën të gjithën këtë për lojë, në mënyrë që të faktorizojë Efin.

Ky fakt përforcohet edhe nga një bisedë që Luizi ka pasur me Kiarën mbrëmjen e djeshme në oborr, ku e pyet atë nëse e ka besuar për situatën me Efin.

“Ti se di a e kam seriozisht këtë punën me Efin, dhe ke frikë me më pyet. Se po thua pse ja thua të gjithë banorëve dhe s’ia thua asaj”, thotë Luizi me të qeshura, ndërsa Kiara nuk ka një përgjigje, dhe nuk di se cilin version të partnerit të saj të besojë.

 


Video