Çfarë janë këto manekina me “kokën zar” në rrugët e Tiranës?!

21 September 2026, 18:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë janë këto manekina me “kokën zar”
Manekinat me “kokën zar” në rrugët e Tiranës

Prej disa ditësh, në zona të ndryshme të Tiranës kanë nisur të shfaqen disa “personazhe” të pazakonta, që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve dhe rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për manekina me trup njerëzor, të veshur si qytetarë të zakonshëm, por me një kub blu në formën e zarit në vend të kokës.

Ato janë fotografuar në disa pika të kryeqytetit, në trotuare, pranë parqeve apo ambienteve publike.

Disa shfaqen si çift, të tjerë sikur janë duke komunikuar me njëri-tjetrin. Njëri prej manekinëve është fotografuar madje duke i “dhuruar” lule një tjetri.

Çfarë janë këto manekina me “kokën zar”

Pamjet kanë ngjallur kuriozitet, pasi instalacionet nuk mbajnë, të paktën në fotografitë e publikuara, asnjë logo, emër kompanie apo mesazh që të shpjegojë se kush i ka vendosur dhe për çfarë qëllimi.

Fotografitë dhe videot e manekinëve me “kokën zar” kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, ndërsa pyetja është farë simbolizon zari dhe kush fshihet pas kësaj fushate?

Disa komentues thonë që ka lidhje me protestën që po zhvillohet çdo ditë para Kryeministrisë, por deri tani askush nuk e ka marrë autorësinë e kësaj simbolike.

Një tjetër detaj interesant është se manekinët ndryshojnë vazhdimisht veshje dhe pozicione.


Në fotografi të ndryshme shfaqen me kostum, veshje sportive, fustan, jelek pune apo rroba të zakonshme, duke krijuar përshtypjen e njerëzve të zakonshëm në situata të ndryshme të përditshmërisë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video