Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Sherri mes moderatores Erjola Doçit dhe balerinit Graciano Tagani ka përfunduar pas daljes nga shtëpia e "Big Brother".
Gjatë ceremonisë së tapetit të kuq të finales së madhe të “BBV3” me ish-banorët e këtij edicioni dhe të dy janë pajtuar.
Madje kanë shkëmbyer edhe një përqafim në tapetin e kuq.
View this post on Instagram
Teksa ishin në shtëpi, Graciano ka zbuluar se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”.
Deklarata e tij shkaktoi sherr pa fund në shtëpi, ndërsa Erjola pati deklaruar se nuk do të pajtohej kurrë me Gracianon.