Einxhel Shkira ka marrë ftesë që të jetë opinioniste e ‘Big Brother Vip’, do i zërë vendin Arbër Hajdarit?

3 May 2024, 21:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Einxhel Shkira ka marrë ftesë që të jetë opinioniste e
Einxhel Shkira

E ftuara e kësaj nate në “Cherry on Top” ishte moderatorja Einxhel Shkira, e cila foli për jetën e saj pas një shkëputje të gjatë nga televizioni.

Einxhel tregoi për ftesën që i është bërë për të qenë opinioniste e Big Brother Vip, por e kishte të pamundur për shkak të ardhjes në jetë të djalit të saj, por la mundësinë hapur për vitin e ardhshëm.

Bora: A ka pasur një ofertë konkrete për të qenë opinioniste e sezonit të dytë të Big Brother Vip?

Einxhel: Po, por kisha shumë pak ditë që kisha sjellë Trevin ne jetë dhe nuk doja t’ia hiqja vetes mundësinë të përjetoja ditët e para të mëmësisë. Mu desh të zgjidhja lumturinë para karrierës.

Bora: Do ta konsideroje për BBV4?

Einxhel: Po, do më kishte pëlqyer, më shkon si format

Bora: Kë mund të zëvendësosh pasta nuk e di

Einxhel: Arbrin, bëj shaka, ka tre vjet, të bëjë pak pushim.


Video