Pasi Luizi la të kuptohet se pas Arbanës dhe Eduartit e ka radhën Efi për ta hequr nga Instagrami, kjo e fundit është treguar më e shpejtë, duke e hequr artistin në rrjetin e saj social.

Duket se Luizi ende nuk është informuar për lëvizjen e saj të fundit, pasi vazhdon ta ndjekë Efin në Instagram.

Veprimi vjen pas Luizi nuk e ndjek më në Instagram Arbanën dhe partnerin e saj, Eduart Grishajn. Ndërsa dyshja akoma e kanë në listën e personave që ndjekin artistin.
Nuk dihet arsyeja pas këtij veprimi të Luizit, pasi shpesh herë ka treguar se ka një marrëdhënie të mirë sidomos me moderatoren e “BBV”.
E gjithë kjo në fakt duket si një operacion i mirëmenduar pasi në një koment në rrjetet sociale, Ejlli ka lënë të kuptojmë që radhën për të “fshirë” nga Instagrami e ka Efi, por kjo e fundit është treguar më e shpejtë.
