E nxorën nga Big Brother Vip , reagon Mamaqi: Nuk jam fans i Donaldit, ja kush dua ta fitojë… (Video)

11 February 2022, 15:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E nxorën nga Big Brother Vip , reagon Mamaqi: Nuk jam fans i Donaldit, ja
Ermal Mamaqi dhe Donaldi

Aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi ka reaguar pas vizitës që pati dje në shtëpinë e Big Brother Vip ndërsa ai u largua pasi i foli Donaldit për Borën.

Përmes një video-mesazhi në instagram ai thotë se nuk është fare fans i Donaldit, por i dy miqve të tij, Arjolës dhe Ilirit. Ai tha se ka marrë komente dhe mesazhe pa fund në lidhje me vizitën e tij.

“Për të gjithë ju histerikët, nuk kam marrë kaq shumë mallkime, as kur kam kënduar në fushatë për Berishën para 100 vjetësh. Hey miq, mos e merrni kaq shumë seriozisht, mami im është fanse e Donaldit dhe për këtë më vjen shumë keq. Nuk e di se ça problemi ka mami. Ndoshta jam i adoptuar. Megjithatë, unë vazhdojë të mbështes miqtë e mi, Ilirin dhe Arjolën. Me që Arjola e mori dhuratën, më saktë çmimin, gjithë mbështetja ime shkon për Ilir Shaqirin. Edhe nuk asgjë të keqe, duhet mësoheni me mendimin e lirë”, u shpreh Mamaqi ndër të tjera.


Video