“Kjo Einxhel nuk më pëlqen fare”, Armina Mevlani përjashton banoren nga fitorja e BBV

10 February 2022, 17:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Kjo Einxhel nuk më pëlqen fare”, Armina Mevlani

Të gjithë po flasin për “Big Brother Vip” teksa afrohemi edhe më tepër finales së madhe. Secili prej nesh ka një banor të preferuar në mendje i cili duhet të jetë fitues i këtij spektakli të madh.  Kjo gjë është diskutuar dhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Teksa drejtueset e emisionit thanë emrat e tyre për pretendentët kryesorë të çmimit të madh, Armina Mevlani bëri parashikimin e saj dhe u shpreh se do të dëshironte që “BB Vip” ta fitonte Iliri.

Duke u shprehur negativisht për Einxhel, ajo e përjashtoi atë kategorikisht nga çmimi.

“Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”, tha ajo.

Përsa i përket moderatoreve të tjera, Dalina Buzi zgjodhi Donaldin si fitues, Rita Petro zgjodhi Monikën, ndërsa Fatma Haxhialiu tha se do të donte ta fitonte Beniada.

Einxhel u thumbua edhe nga aktorja e njohur Rudina Dembacaj për nismën e saj të kopjuar nga konkurrentja e “BB Vip” për të ndihmuar dhe shkolluar vajzat në gjendje të vështirë ekonomike.


Video