
Faqet pornografike në Britaninë e Madhe do t'u kërkohet ligjërisht të verifikojnë moshën e përdoruesve të tyre sipas ligjeve të reja të sigurisë në internet. Legjislacioni, i cili është pjesë e projektligjit për sigurinë në internet, synon t'u japë fëmijëve mbrojtje më të mirë nga materialet për të rritur.
Masat për të siguruar që përdoruesit janë 18 vjeç e lart, mund t'u kërkohet njerëzve të provojnë se zotërojnë një kartë krediti, ose të konfirmojnë moshën e tyre nëpërmjet një shërbimi të palëve të treta.
Faqet që nuk zbatojnë këtë detyrim mund të gjobiten deri në 10% të qarkullimit të tyre global.
Projektligji për sigurinë në internet pritet të prezantohet në parlament gjatë muajve të ardhshëm dhe është krijuar për të mbrojtur përdoruesit nga përmbajtjet e dëmshme.
Grupet e sigurisë së fëmijëve kanë kërkuar prej kohësh verifikimin e moshës në faqet pornografike, për shkak të frikës se është shumë e lehtë për të miturit që të kenë akses në materialet e disponueshme publikisht në internet.
Masa të ngjashme u propozuan më parë, por u hoqën në vitin 2019. Studimet tregojnë se gjysma e 11-13-vjeçarëve kanë parë pornografi të paktën në një rast.
Më parë, vetëm faqet pornografike komerciale që lejonin përmbajtje të krijuar nga përdoruesit ishin në objektin e Projektligjit të Sigurisë në internet, por të gjitha faqet komerciale pornografike tani do të mbulohen.