E ka ngacmuar ndonjë politikan? Sonila Meço flet për konkurrentet dhe si intimidon meshkujt

17 June 2022, 18:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E ka ngacmuar ndonjë politikan? Sonila Meço flet për
Sonila Meço

Gazetarja Sonila Meço, e ftuar në një radio, ka folur për të gjitha temat pa komplekse.  E pyetur nëse ka pasur politikanë që e kanë ngacmuar gazetaren, ajo tha: “Në studio nuk ka politikan që flirtojnë, jashtë studios kjo duhet diskutuar”.

Ndërsa nëse ka ndonjë politikan të preferuar, që nuk i bën pyetje provokuese, Meço ka deklaruar:

“Pyetje i bëj, pavarësisht se i bëj ndonjëherë me kthesë, simpati jo nuk kam për politikanët jo, si njerëz po, ka njerëz të veçantë që janë në politikë, por si politikanë janë të përjashtuar vetvetiu nga simpatia. Unë kam kohë që nuk kam votuar, kam votuar vetëm në 25 prill, dhe votova djathtas. Jo se ishte programi djathtas por në një moment mendoja se ndryshimi ishte i nevojshëm”.

Televizioni sot është tejmbushur me gazetarë dhe moderator të rinj. Me shumë vite mbi supe në këtë profesion, Sonila Meço shpreh sipas pëlqimit të saj gazetarin më të mirë. Edhe këtë herë gazetarja surprprizoi me përgjigjen e saj, duke treguar se dikur idolizonte Ilva Taren, por kur u fut në televizion kuptoi shumë gjëra.

“Po rri te rangu im dhe më kujtohet, unë nuk bëja televizion asokohe dhe shikoja Ilva Taren, ajo ishte e rrjedhshme shumë, por kur u futa në televizion kuptova që rrjedhshmëria nuk është gjithçka. Pastaj pashë Adi Krastën që ishte i gjithanshëm në atë që bënte”, tha Sonila Meço.

E ka ngacmuar ndonjë politikan? Sonila Meço flet për

Ndërsa duke folur për ëndrrën e saj në sirtar, gazetarja u përgjigj:

“E kam një program në mendje që i jam afruar para disa vitesh po nuk ka qenë i plotë. Dua një emision që të dal në pension me të. Jam xhol i ekranit sepse kudo të më hedhësh do bie në këmbë”, shprehet Sonila.

Disa nga pyetjet pikante:

Në takimet e dashurisë shkoje me vonesë?

Shumë pak, po themi diku mes 45 minuta e një orë e çerek, e pallogaritshme.

E mban mend vendin?

Po si jo nuk e mbaj mend vendin.

Nëse nuk do merreshe me televizion?

Stomatologe, por nëna ime do këmbëngulte duke qenë mjeke okuliste, do isha shumë e pasur tani, dy klinika…

Pse ke mbaruar për Financë?

Rastësisht, i kam marrë vendimet gjithmonë në moment të fundit, do kisha klinikat e mia, leku lekë..

Gjatësia të ndihmon në stomatologji?

Me gjithë këto teknika nuk e di të të them.

Kë ke konkurrente në televizion ti?

Po pse e thua femërore dhe jo mashkullore? Kjo është pyetje e bezdisur. Kam shumë. Jo vetëm një, duke qenë se kam shumë, nuk më del koha.

Ti je më shumë e bukur apo e zgjuar?

Ua po s’do mend ajo pune, ajo është e dukshme. Zgjuarsia e bukuria është ne sytë e atij që e shikon. Jam e zgjuar për këtë lloj pamje.

Gjatësia jote të ka ndihmuar të intimidosh meshkujt në jetën tënde?

Uff, pafund. Dallimi mes një interviste të fituar nga unë dhe fitores nga i ftuari janë vetëm një palë taka. Se unë duke qenë 1.80 e gjatë vjen i ftuari e unë e pres në këmbë.

Për jashtë ekranit?

Kur është në ekran…imponohet ëëë…


Video