Bora Zemani dhe Donald Veshaj, me pushime në jug të Shqipërisë

23 May 2022, 13:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, me pushime në jug të

Gjërat mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit duket se po shkojnë mirë.

Aq mirë sa thuhet se kanë nisur edhe pushimet e para për këtë vit bashkë.

Javën e kaluar aktori ishte në Vlorë prej nga ku postoi disa foto e video. Ndryshe nga herët e tjera ai nuk u shfaq krah të vëllait Romeos, i cili nga ana tjetër ndodhej në Tiranë.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, me pushime në jug të

Bora postoi sot disa foto nga jugu i Shqipërisë ku shfaqet me bikini. Mjedisi ku janë shkrepur fotot duket i njëjtë e po ashtu ata kanë përdorur të njëjtat efekte për të edituar fotot e tyre.

Ajo nuk ka bërë asnjë postim tjetër në Instastory për të treguar se fotot janë shkrepur sot apo me kë është e shoqëruar.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, me pushime në jug të

Vlen të theksohet se Donaldi ishte në Vlorë para se të merrte pjesë në sfilatën e Valdrin Sahitit. Shumë muaj pas puthjes së famshme në “Big Brother VIP”, lidhjes dhe ndarjes nga Beatrix Ramosaj, lutjeve dhe statuseve, lajmeve të vërteta dhe të pavërteta, Donald Veshaj dhe Bora Zemani u shfaqën krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrini./panorama

 



Video