Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Këngëtari i njohur grek, Stelios Rokos puthi “aksidentalisht” në buzë moderatorin e emisionit televiziv “X Factor”, Andreas Georgiou.
Incidenti i puthjes ndodhi gjatë hyrjes së këngëtarit në skenë, i cili teksa përshëndetet moderatorin duke e përqafuar e puthi në buzë.
Por mesa duket Stelios nuk i bëri mirë llogaritë, e për pasojë në vend që ta puthte moderatorin në faqe e puthi në buzë.
“Stelio më puthe në buzë”, i tha moderatori këngëtarit. Ky i fundit nuk iu përgjigj dhe vazhdoi të ecë për të shkuar te vendi ku ulet juria e emisionit “X Factor".
Video e puthjes së dyshes u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime dhe komente pa fund nga përdoruesit.