Shkenca merret edhe me preferencat e meshkujve për gjoksin e grave. Një studim i ri përpiqet t'i përgjigjet dilemës therëse të njerëzimit: burrave u pëlqen gjoksi i madh, apo ai i vogël dhe i ngritur?
Rezultati mund të jetë surprizë: burrat s'duan t'ia dinë për madhësinë; joshen më shumë nga forma.
Sondazhet e kryera nxorën në pah preferencën e meshkujve për gjoksin e ngritur, në krahasim me atë të madh, që sipas tyre, varet me kalimin e viteve, për shkak të gravitetit.
Kërkuesit e Universitetit të Charles-it në Pragë thonë se një gjoks i bukur në sytë e burrave është ai që shfaq fertilitet, dhe njëherazi jetëgjatësi për formën që ka.
Zakonisht, gjoksi i madh lidhet në pavetëdije me fertilitetin e gruas dhe mbahet si më i pëlqyer nga burrat. Për të provuar nëse kjo është e vërtetë dhe se ç'lloj gjoksi preferojnë, studiuesit pyetën burra të vendeve nga e gjithë bota: Brazili, Cameroon-i, Republika Çeke dhe Namibia. Ata u treguan disa imazhe, që tregonin disa lloje gjoksi, nga ai i madh e i rrumbullakët tek ai më i vogël e më i fortë.
Autorët shpjeguan në rezultatet e publikuara në revistën "Evolucioni dhe sjellja njerëzore": "Shijet individuale për madhësinë e gjoksit ndryshonin nga njëri burrë tek tjetri, por shumica e tyre, preferonin gjoksin mesatar, ndërsa një pjesë më e vogël, thanë se u pëlqen gjoksi i madh."