Besa ndan foton e parë me bashkëshortin

21 September 2025, 15:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Besa ndan foton e parë me bashkëshortin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë fund beqarisë javën e kaluar, duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin e saj, Tedin, në një ceremoni private dhe intime.

Ndërsa lajmi i martesës u bë publik, çiftit iu desh kohë për të ndarë detaje nga ky moment i veçantë me fansat.

Pas ditëve të mbushura me emocione dhe urime nga ndjekësit dhe miqtë e saj, dje Besa ka ndarë për herë të parë një pamje pranë bashkëshortit të saj në “Instagram Story”.

Në foton e publikuar, këngëtarja shfaqet me një buzëqeshje të lumtur, por portreti i Tedit nuk është zbuluar i plotë. 

Besa ndan foton e parë me bashkëshortin


Video