Eva Murati ka qenë kryefjalë e mediave, pikërisht për deklaratën e fortë që bëri pas dasmës së ish-të dashurit të saj, Genar Topallit.
Por teksa të gjithë u fokusuan tek ajo çfarë ndodhi, duket se u zbulua edhe raporti romantik që moderatorja ka.
Eva është në një lidhje me biznesmenin italian Adriano Beau, i cili prej disa kohësh është parë shpesh pranë saj në shoqëri të ngushtë.
Një lidhje kjo, që vijon prej më shumë se një viti. Adriano është një biznesmen i njohur që operon në Itali, Angli, madje edhe në Shqipëri.
Çifti është bashkë në një lidhje të konsoliduar dhe rrethi i tyre i ngushtë janë në dijeni të këtij raporti.
Një emër i njohur në fushën e biznesit, por edhe të VIP-ave, duket se Adriano është njeriu që ka fituar zemrën e brunes simpatike, por edhe që i mundëson një jetë luksoze.
Çifti zgjedhë që të bëjë pushime shpesh herë, duke përzgjedhur destinacione luksoze.
Kujtojmë që këtë verë, Eva është parë të pushojë në Sardenja, në një resort luksoz.
Duket se veç raportit sentimental, çifti një bashkëpunim shumë të mirë kanë pasur edhe në biznes, ku Adriano i ka shërbyer partneres së tij me kontakte të rëndësishme.
Duket se vizitat e tij në Shqipëri, nuk janë vetëm për Evën, por edhe për biznes, duke u bërë një emër i njohur edhe në qarqet e njohura të biznesit në vendin tonë.
Për jetën e tij private pak dihet, veç lidhjes me moderatoren sportive, duke preferuar që të ketë një profil të tërhequr nga mediat, si në vendin tonë, ashtu edhe në Itali.