Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe tejet personal gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, duke ndarë detaje të panjohura më parë nga jeta e saj private.
Emina foli hapur për martesën e parë, duke pranuar se ajo periudhë ka qenë e vështirë dhe pa stabilitet.
"Kam qenë e martuar me një shqiptar, më ka pas thyer qafën… por kur nuk shkon, nuk shkon more vëlla", u shpreh modelja, duke reflektuar mbi sfidat dhe zhgënjimet e asaj kohe.
Ajo tregoi se kjo përvojë e vështirë i hapi sytë mbi rëndësinë e respektit dhe mirëqenies në një marrëdhënie.