Beatrix Ramosaj dhe Andi Artani në një lidhje dashurie? Komenti që ngjalli dyshimet (FOTO)

13 July 2022, 17:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beatrix Ramosaj dhe Andi Artani në një lidhje dashurie? Komenti
Beatrix dhe Andi

Ndjekësit në rrjetet sociale, po aludojnë së fundmi për një romancë mes këngëtares Beatrix Ramosaj dhe ish-konkurentit të "Përputhen" Andi Artani. Por, edhe nëse ende nuk e kemi një romancë mes tyre, shkëndija dashurie, po.

Pak kohë më parë në një intervistë Andi Artani shprehu pëlqimin për Beatrixin. “Një farë simpatie e kam për të”, u shpreh ish-konkurrenti i “Përputhen”, teksa shtoi se janë dhe nga i njëjti vend.

Së fundmi, Beatrix i është përgjigjur Andit, teksa i ka komentuar në një foto ku vihet re trupi i tij muskuloz. “I Dukagjinit mo”, i ka shkruar këngëtarja. “A është kaq e dukshme huh? Haha”, ia ka kthyer Andi. 

Pas kësaj, në rrjetet sociale ka nisur një empati dhe dëshirë nga fansat për t'i parë bashkë, madje mendojnë se janë në një lidhje dhe po ngacmohen publikisht.



Video