Beatrix bëhet nuse? Këngëtarja shfaqet me fustane tradicionale (FOTO)

19 December 2022, 18:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beatrix bëhet nuse? Këngëtarja shfaqet me fustane tradicionale
Beatrix Ramosaj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar, pas romancës në "BBV" me Donald Veshajn.

Artistja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku poston shpesh foto të sajat. Së fundmi, Beatrix i ka suprizuar të gjithë ku shfaqet e veshur si nuse.

Në një set fotografik të publikuar në Instagram, këngetarja shfaqet me një fustan tradicional me ngjyrat bardh dhe zi në disa foto, dhe në disa të tjera me një fustan ngjyrë blu të errët.

Beatrix ka marrë vëmendje me veshjet tradicionale shqiptare duke i kombinuar me një stil modern. Ajo ka bërë që të komplimentohet në masë të madhe për sharmin dhe elegancën që ka përcjell.



Video