Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Ardian Bujupi ka sjellë këtë verë hite dhe bashkëpunime me artistët më në zë për momentin. Gjithashtu edhe jeta e tij private lakohet herë pas here pasi duke qënë i shoqëruar me femra të ndryshme nuk na lejon të kuptojmë cila është vërtet partnerja e tij.
E mesa duket nuk është mjaftuar me kaq. Ditën e sotme, duket se ai ka ngacmuar sërish fansat nëpërmjet një postimi në InstaStory. Ai ka postuar një foto në makinë ku i duken disa nga tatuazhet dhe shkruan “Big Brother”
Nuk ka dhënë më tepër sqarime,por njerëzit mendojnë se mund të jetë një indicie se mund të jetë pjesë e Big Brother Vip Albania që nis në fund të dhjetorit ose Big Brother Vip Kosova që nis në shtator.
