Opinionisti Arjan Konomi ka njoftuar se ditën e sotme është nisur drejt Tiranës, pas disa ditësh të vështira në Jordani, ku shkoi për pushime, por ashtu siç dhe njoftoi sot, për shkak të një aksidenti përfundoi në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në krah.
Arjani tregon sot përmes një video të shpërndarë në TikTok se është më mirë dhe shpreson të mos ketë komplikacione të mëtejshme. Ai thekson se ky operacion, i ka ndërprerë udhëtimin pasi kishte planifikuar të shkonte edhe në vende të tjera.
“Jam në aeroportin e Amanit, ka ardhur momenti për t’u kthyer në shtëpi. Mezi e kisha pritur këtë javën e fundit këtë moment, këtë javën e fundit që kam qëndruar 5 ditë në spital dhe pastaj në hotel në një gjendje të vështirë pas aksidentit që më ndodhi. Edhe që më detyroi të ndërpres udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja edhe në vend të tjera. Tani shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, krahun e kam mirë dhe shpresoj që të mos kem probleme dhe komplikime gjatë fluturimit” - shprehet Arjan Konomi gjatë videos.