FOTO/ Elita Rudi me këmbët përpjetë, poza hot me Gjikon

29 June 2022, 21:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Elita Rudi me këmbët përpjetë, poza hot me Gjikon
Elita Rudi dhe Gjiko

Moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi ka festuar ditën e djeshme (e martë) ditëlindjen e saj.

Ajo ka kremtuar këtë 29-vjetor të lindjes në Turqi së bashku me partnerin e saj, Gjikon si dhe fëmijët e tyre.

Së fundmi, Elita ka pozuar disa poza hot me bashkshortin e saj me rastin e ditëlindjes së saj. Ata kanë pozuar në resortin ku po kalojnë pushimet dhe shfaqen shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që sollën imazhe e video të ndryshme, një dedikim i veçantë nuk mungoi sërish nga reperi pejan. Ky i fundit në një mënyrë tregoi se Elita qëndron gjithnjë në krahun e tij, pavarësisht sfidave të jetës.

“Sfidat e jetës shkojnë e vijnë e ty të kam gjithmonë në krahun tim. Urime ditëlindja dashuri të paçim gjithmonë”, ka shkruar Gjiko.

Çifti vlen të ceket se janë të martuar prej disa vitesh dhe kanë bashkë dy fëmijë: Zërin dhe Botën. Shikoni më poshtë fotot hot të Elitës dhe Gjikos.



Video