Aktorja e famshme turke martohet në liqenin e Ohrit (foto)

3 July 2022, 17:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aktorja e famshme turke martohet në liqenin e Ohrit (foto)

Aktorja e famshme turke, Ebru Sahin, i ka dhënë fund beqarisë dhe kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, basketbollistin e Cleveland Cavaliers, Cedi Osman.

Ceremonia është mbajtur në Ohër në vendlindjen e basketbollistit.

Festa u mbajt me një varkë në liqen, ku çifti me të ftuarit u argëtuan të shoqëruar me muzikë maqedonase.

Ata do të mbajnë edhe një tjetër dasmë në Çesme më 7 korrik. Şahin, e cila nisi të shoqërohej me basketbollistin verën e vitit 2020, i tha “Po” propozimit në Kapadokia.

Duke folur më parë për propozimin për martesë, Cedi tha: Ishte gjëja më e bukur në jetën time. Isha shumë i emocionuar dhe shumë i stresuar. Ajo është vërtet e veçantë për mua. E dija që ditën që e pashë. Unazën e kisha që vitin e kaluar dhe mora guximin dhe ia ofrova. Ngjarja më e mirë në jetën time.



Video