Zgjedhja e Bashës si kryeparlamentar i Kosovës, Abdixhiku: Një fitore e injorancës

26 August 2025, 12:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhja e Bashës si kryeparlamentar i Kosovës, Abdixhiku: Një
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar si “një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj”.

“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë”, shkroi ai në Facebook. Abdixhiku tha se Basha “përfaqëson nivelin e tyre”.

“Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës”, shtoi ai.

LDK-ja e Abdixhikut votoi kundër Bashës.

“Kosova duhet të aspirojë lart. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, përfundoi ai.

 

 


Video