Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan për mbështetjen e tij, duke u shprehur se homologu turk e mbështet Ukrainën dhe e njeh Krimenë si pjesë të saj.
Zelensky ka shkruar në rrjetin social "X" se Erdogan e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
“Dua të falënderoj sinqerisht presidentin Erdogan, ekipin e tij dhe popullin e Turqisë për mbështetjen e tyre ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Presidenti Erdogan riafirmoi gjatë takimit tonë sot se ai mbështet Ukrainën dhe e njeh Krimenë si pjesë të Ukrainës”, ka thënë Zelensky.