Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski ka përshëndetur fitoren e “Kalush Orchestras” në Eurovision dhe premton se do të vijë dita kur ky festival do të organizohet në Mariupol.
“Do të sigurohemi që një ditë koncerti, pjesëmarrësit dhe të ftuarit të jenë në Mariupol”, shkroi ai pak pas fitores së Ukrainës në këtë festival.
“Kurajoja jonë impresionon botën, muzika jonë pushton Europën. Vitin tjetër, Ukraina do të organizojë Eurovisionin për herë të tretë në histori dhe besoj jo për herë të fundit”, vijoi më tej presidenti ukrainas.
“Kalush Orchestra” fitoi Eurovisionin me këngën “Stefania” falë votës masive që mori nga publiku.