Masakër në SHBA, të paktën 10 të vrarë nga të shtënat në supermarket

14 May 2022, 23:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakër në SHBA, të paktën 10 të vrarë nga të
Masakër në SHBA

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një supermarket në Buffalo, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

“Shumë persona u qëlluan me armë zjarri në një supermarket Tops”, tha Departamenti i Policisë Buffalo në një postim në Twitter, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të shmangnin zonën.

Autoritetet thanë se kishin arrestuar një person, si autor të dyshuar. Ngjarja sipas amerikanes ABC New ndodhi rreth orës 14:30. Një person hyri i armatosur në supermarket dhe hapi zjarr për shkaqe ende për t’u sqaruar.

Guvernatorja e New York, Kathy Hochul tha se po e ndiqte ngjarjen e rëndë nga afër dhe se zyra e saj kishte ofruar ndihmë për zyrtarët lokalë.

Masakër në SHBA, të paktën 10 të vrarë nga të

I dyshuari shkroi në një postim në internet se ishte i motivuar nga teoria e konspiracionit se të bardhët do të eliminohen nga racat e tjera.

Masakër në SHBA, të paktën 10 të vrarë nga tëMasakër në SHBA, të paktën 10 të vrarë nga të

 



Video