Krim i rëndë në Greqi, djali vret nënën dhe më pas i vë flakën shtëpisë

14 May 2022, 17:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Krim i rëndë në Greqi, djali vret nënën dhe më pas
Vendngjarja

Tronditet sërish Greqia nga një krim i rëndë në familje.

Një 48-vjeçar ka vrarë me thikë nënën dhe më pas i ka vënë flakë shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Paleo Faliro në Athinë në orët e para të mëngjessit të së shtunës, ku viktima 78-vjeçare u gjet në mes të flakëve me dy plagë në gjoks të shkaktuara nga thika, sipas autoriteteve greke.

Zjarrfikësit nxorën të moshuarën nga shtëpia dhe më pas djalin e saj që i cili kishte ngecur në shtëpinë që digjej pasi ndezi flakët. Sipas fqinjëve, 48-vjeçari nuk pinte dhe as përdorte drogë, por kishte probleme psikologjike.


Video