Kush është Mohammed bin Zayed, Presidenti i ri i EBA, Rama: E njoh prej vitesh, njeri me mirësi unike

14 May 2022, 15:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është Mohammed bin Zayed, Presidenti i ri i EBA, Rama: E njoh
Edi Rama dhe Mohammed bin Zayed Al Nahyan

Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, do të jetë Presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë Federal, një ditë pasi u nda nga jeta Presidenti Sheikh Khalifa, në moshën 73-vjeçare.

Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, u zgjodh ditën e sotme, edhe pse prej vitesh konsiderohej sundimtari ‘de fakto’ i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri Edi Rama ka uruar Mohammed bin Zayed për detyrën e tij të ri, si president i Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Urime Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i privilegjuar që e njoh Lartësinë e Tij prej disa vitesh dhe e vlerësoj thellësisht vizionin e tij, udhëheqjen e tij dhe mirësinë e tij unike. Zoti qoftë me të dhe me vendin e tij gjatë gjithë rrugës”, shkruan Rama.

Sakaq, Rama ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

“I pikëlluar thellë për vdekjen e Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Lartësia e tij ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin. Shpirti i tij pushoftë në paqe”.

 


Video