Disa ditë më marë, mediat lokale në Kosovë raportuan se në parkingun e një restoranti në qytetin e Ferizaj pati të shtëna me armë mes një grupi të rinjsh.
Dyshohet se ishte një larje hesapesh të mëparshme mes dy grupesh, ku për pasojë u përfshinë edhe dy vëllezër shqiptarë, ku njëri gjeti vdekjen tragjike dhe tjetri mbeti i plagosur rëndë.
Bëhet fjalë për Kastriot dhe Hasan Berisha, ky i fundit mbeti viktimë e ngjarjes së rëndë duke mos mundur t’i bënte dot ballë plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Kastriot Berisha ndodhet i shtruar në Qendrën e urgjencës në Kosovë në gjendje të rëndë për jetën, momentalisht i pavetëdijshëm.

Mësohet se palët e përfshira në ngjarje kanë të dyja të kaluar kriminale dhe janë emra të njohur për policinë, teksa sipas burimeve mësohet se motivi i sherrit ishte larja e hesapeve.